Aktuale

Zyrtarja e VV’së: Gjykata miratoi ankesën tonë për 1806 pakot me fletëvotime diasporës

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar edhe 1806 pakot e fundit me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zyrtarja e Vetëvendosjes, Nazlie Bala, e cila është edhe anëtare e VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Sapo na erdhi lajmi i mirë: Gjykata Supreme e miratoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të numëruar edhe 1806 pakot e fundit me fletëvotime nga mërgata”, ka shkruar Bala në profilin e saj në Facebook.