Në Ferizaj është arrestuar një zyrtare e bankës për keqpërdorim të pozitës zyrtare në periudhën 2016/2017.
Bëhet e ditur se dje nga Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është arrestuar e dyshuara femër shqiptare zyrtare në një bankë, me dyshimin e bazuar se e njëjta në vazhdimësi gjatë periudhës njëvjeçare u ka tërhequr nga xhirollogaritë private vlera monetare të ndryshme klientëve të bankës.
Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.