Rajon & Botë

Zyrtarët sauditë arrestojnë 12 pakistanezë për sulmet e së hënës

Zyrtarët sauditë thonë se 12 nga 19 njerëzit e arrestuar për tri sulmet me bombë në Arabinë Saudite, janë nga Pakistani.

Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme saudite po ashtu e ka emëruar një kamikaz i cili vrau katër oficerë të policisë afër një xhamie në Medina, si Naer Muslim Hamad, 26 vjeçar nga Arabia Saudite, njofton BBC, përcjell Gazeta Express.

Ministria ka thënë se ai ka pasur histori me abuzim të drogës.

Edhe tre njerëz të tjerë, të cilët supozohet se i kanë kryer sulmet në Qatif, janë emëruar po ashtu, por kombësia e tyre nuk dihet.

Asnjë grup ende s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por dyshohet se ato janë kryer nga njerëz të aleancës së ISIS.