Aktuale

Zyrtare: Takohen Thaçi- Haradinaj, ja për çka biseduan

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim para pak minutash, por i cili ishte i mbyllur për media.Megjithatë takimin mes krerëve shtetëror Gazetës Blic ja ka konfirmuar Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Matoshi ka thënë se krerët janë takuar por se sipas tij, ndryshimet në qeveri nuk kanë qenë temë diskutimi ngase sipas tij Qeveria nuk ka asnjë problem.
“Natyrisht se takimet mes krerëve institucional janë të zakonshme, sidomos kur kemi një situatë nëpër të cilën po kalon vendi, dhe bashkërendimi institucional, është shumë i nevojshëm” ka thënë Matoshi.I pyetur nëse në këtë takim është diskutuar për ndryshimet në Qeveri, Matoshi ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo absolutisht, Qeveria vazhdon ti kryej punët e veta sipas kushtetutës dhe ligjeve dhe nuk ka asnjë ndryshim” i ka thënë Matoshi Gazetës Blic.Me largimin e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, situata politike ka ndryshuar dhe AAK sipas burimeve jo zyrtare, tashmë ka filluar bisdeimet me LDK për të iu bashkuar Qeverisë./GazetaBlic./