Sport

ZYRTARE: Palermo kthehet në Serie B, por me një dënim të rëndë

Megjithatë, Palermo do të mbetet në ligën e dytë italiane dhe nuk do të dalë në të tretën pasi të jetë paraqitur ankesa.

Federata e Futbollit të Italisë ka ndryshuar vendimin e saj dhe Palermo do të fillojë me minus 20 pikë në sezonin e ri për shkak të keqpërdorimit financiar të ish presidentit Maurizio Zamparini.

Klubi sicilian përfundoi në vendin e tretë këtë sezon dhe mund të luante në fazën ‘’play-off’’ për ngjitjen në Serie A, por hetimi bëri që ata të mos kenë këtë mundësi, transmeton lajmi.net.

Federata italiane e ka udhëhequr këtë proces për shkak të marifeteve të vjetra të presidentit të klubit Zamparini.

Ai ishte i ngarkuar me akuzat e pastrimit të parave duke shitur Palermon në një kompani të sapoformuar për një shumë jashtëzakonisht të madhe. /Lajmi.net/