Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjysëmjetori i dytë mësimor do të fillojë nesër, (16 janar 2017), shkruan Gazeta Express.
MAShT në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit ka vendosur ditë më parë të shtyjë deri në këtë datë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, si dhe epidemisë së Gripit AH3V.
Njoftimi i plotë i MASHT:
Gjysëmvjetori i dytë fillon të hënën (16 janar 2017)
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon të hënën (16 janar 2017).