Kosovare Asllani ka marr një lajm fantastik.
Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, ka nënshkruar një marrëveshje gjigante.
Asllani që luan te kombëtarja e Suedisë ka arritur marrëveshje me markën e njohur të pijeve, ‘Coca Cola’.
Futbollistja shqiptare ka njoftuar përmes llogarisë së saj në Twitter se do ta prezantoj ‘Coca Colan’ në reklamat e ardhshme.
Asllani do të jetë fytyra më e re e pijes së njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ende nuk dihet se për sa vite do të jetë aktive ajo marrëveshje. /Lajmi.net/
Superexcited to announce my signing with @CocaCola 🖊🔴⚪️! pic.twitter.com/jSrJotZeLl
— Kosovare Asllani (@KosovareAsllani) December 27, 2018