Rinumërimi i 117 kutive ka sjellë jo pak ndryshime në emrat e deputetëve që pritet të ulen në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme.
Kështu u bë e ditur në mbledhjen e KQZ-së ku u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas rinumërimit të fundit.
Bazuar në këto të dhëna, Naser Osmani do të jetë në vend të Imet Rrahmanit, të cilin e ka kaluar me vota pas rinumërimit.
Fitim Damka nga komuniteti turk pas ankesës ka arritur që të jetë në listën e deputetëve në vend të bashkëpartiakut të tij Mahir Yagcilar.
Ndërkaq, Slavko Simiq i Listës Serbe ia ka zënë vendin Branimir Stojanoviqit.