Laurent Fabius, president i Këshillit Kushtetues të Francës, e ka inauguruar sot Emmanuel Macronin si president të Republikës së Francës.
“Në mënyrë që të jesh burri i vendit të dikujt, duhet të jesh burrë i kohës tënde,” ka thënë Fabius gjatë inaugurimit, transmeton Express.
“Në bazë të zgjedhjes sovrane të popullit, ju jeni tani, mbi të gjitha… burri i vendit tonë… President i Republikës,” i ka thënë ai Macronit.
Presidenti i ri i Francës e ka nisur mandatin me fjalim për rilindje të re.
“Bota ka nevojë për mësimin që francezët gjithmonë e kanë dhënë. Për dekada, Franca e ka vënë vetveten në dyshim,” ka thënë Macron.
Por, shtoi ai, bota dhe Evropa kanë nevojë për Francën më shumë se kurrë.
Ai ka premtuar se do t’ia rikthejë Francës besimin në vete.
Macron i fitoi zgjedhjet presidenciale javën e kaluar duke e mposhtur bindshëm në balotazh kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Macron fitoi 66% të votave. /Express/