Aktuale

Zyra e BE-së: Partitë të jenë të përgjegjshme, ta konstituojnë Kuvendin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë iu ka bërë thirrje të gjitha partive që të bëjnë veprime të përgjegjshme në mënyrë që Kuvendi të konstituohet sa më parë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, kanë thënë se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se partitë duhet të veprojnë me përgjegjësi në mënyrë që të përmbushin detyrimet Kushtetuese dhe ligjore.

“Zyra e BE-së në Kosovë bën thirrje që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që partitë parlamentare të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE’së për.Megjithkëtë, të mërkurën u mbajt takimi konsultativ i partive politike, ku përveç Lëvizjes Vetëvendosje, kanë qenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e partive politike.

Ky takim nuk solli ndonjë rezultat për ta zgjidhur bllokadën që është krijuar rreth konstituimit të institucioneve të reja, megjithatë, përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë kërkuar që seanca e së enjtes të shtyhet për javën e ardhshme dhe që paraprakisht të mbahet edhe një takim tjetër konsultativ. PAN, ndërkaq, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të thirru nga deputeti më i vjetër i Kuvendit Adem Mikullovci, i cili po kryeson me seancën për shkak se është deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.