Zyra e BE-së në Kosovë me një komunikatë për media dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës dhe ka bërë thirrje për gjetjen e autorëve.
“Një sulm ndaj institucionit kryesor të Kosovës është një sulm kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës dhe si i tillë është i papranueshëm. I bëjmë thirrje institucioneve të rendit e ligjit që t’i identifikikojnë sa më shpejtë autorët dhe për t’i sjellin ata para drejtësisë.” shkruhet në komunikatë.