Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë e ka quajtur akt terrorist shpërthimin në stacionin e metros në qytetit e dytë më të madh rus, Shën Petersburg, por zyrtarët tjerë të lartë të Rusisë kanë refuzuar ta quajnë të tillë sulmin, duke thënë se shkaqet ende janë duke u hetuar.
Zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm, Alexander Kyrennoi, ka thënë se për RT: “Së shpejti ne dhe kolegët tanë nga agjencitë e sundimit të ligjit do të fillojmë punën për minimizuar ndikimin e këtij akti të terrorizmit, si dhe për të gjetur se cilat ishin rrethanat që çuan në kryerjen e tij.”/Express/