Shëndetësi

Zvogëloni pirjen e ujit mineral: Më shumë dëm se sa dobi!

Edhe pse aq shpesh reklamohet, uji mineral nuk është diçka që mjekët e konsiderojnë opsion të shëndetshëm.

Posaçërisht janë të rrezikshme ujërat minerale të gazuara me shije të ndryshme te të cilat ka edhe sheqer.

Uji i gazuar mineral është ëmbëlsirë e vogël për shëndetin, mirëpo për ata më pak të shëndetshëm duket si përpjekje e mirë që të përmirësojnë shëndetin e tyre.

Përgjithësisht pihet në gjithë botën dhe joshjen e vet e ka nga flluskat pikante, si edhe për gjoja ndihmën në tretje, ndjenjën e rëndesës dhe mineralet e shëndetshme me të cilat i ka me bollëk.

Mirëpo, nuk është problemi te mineralet, por te dyoksid karboni, i cili e bën të gazuar, por që mban thartirë të dobët karboni, shpjegon Adam Thorn, dentist i njohur britanik, transmeton Telegrafi.