Arsim & Kulturë

Zvicra nominon filmin për Oscars (Video)

“Die gottliche Ordnung”, është filmi me skenar dhe regji të Petra Biondine Volpe, që është nominuar nga Zvicra për çmimin prestigjioz Oscar, për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, shkruan KultPlus.

Filmi flet për Norën, një nënë amvise nga fshati, e cila bashkë me miqtë e saj vendosë për të luftuar për të drejtat e grave, ngjarje kjo që është vendosë në vitet e shtatëdhjeta.

Filmi deri më tash është vlerësuar lartë nga kritika, duke marrë parasysh edhe çmimet e rëndësishme, tre sosh në festivalin prestigjioz Tribeca.

Lista e të nominuarve për çmimet Oscars do të bëhet më 23 janar të vitit 2018.