Të premten në mëngjes në vendi ku u vra 7 vjeçari kosovar u vunë lule, u ndezën qirinj nga banoret e lagjes së Gotthelf në Basel.
Miqtë e shkollës, mësuesit dhe të njohurit e viktimës ndaluan dhe menduan për djalin e ndjerë, shkruan 20min.ch.
Kujtojmë, se Një grua 75 vjeçare thuhet se ka therur me thikë djalin shtatë vjeçar nga Kosova, i cili ishte duke u kthyer nga shkolla.
Mergim L, nga Lipjani, nxënës i shkollës fillore, është mbytur brutalisht dje rreth orës 12:30 teksa po kthehej nga shkolla për pushimin e drekës.
Zvicerania e theri atë në fyt. Gjakderdhja e madhe bëri që ai të vdes pak minuta më vonë në spital.
Ajo është vetdorëzuar në zyrën e prokurorit dhe ka pranuar krimin që ka bërë, me pas është arrestuar nga policia. /Lajmi.net/