Aktuale

Zviceranët votojnë për thjshtësimin e natyralizimit të fëmijëve të imigrantëve

Zviceranët miratuan sot me referendum një thjeshtësim të procedurave për natyralizimin e fëmijëve të vegjël të imigrantëve, pavarësisht një fushate të mbushur me deklarata kundër myslimanëve nga e djathta populiste, sipas rezultateve të publikuara nga media publike.

“Shumica e votuesve dhe kantoneve zvicerane pranuan propozimin e qeverisë”, sipas televizionit publik zviceran RTS dhe agjencisë zyrtare të lajmeve ATS.

Rreth 59 për qind e zviceranëve kanë votuar pro ndaj propozimit të qeverisë”, njoftoi institutit të sondazheve “gfs.bern”.