Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur trupin e pilotit të aeroplanit luftarak të forcave ajrore të Zvicrës, aeroplani luftarak i së cilit ishte rrëzuar në Alpet zvicerane këtë të hënë gjatë një ushtrimi, njofton ministria zvicerane e Mbrojtjes.
Aeroplani i tij u gjet dje pasi që misioni i kërkimit ishte penguar nga kushtet e këqija atmosferike, transmeton Express.
Autoritetet ende janë duke e hetuar shkakun e rrëzimit, që është aeroplani ushtarak i tretë i rrëzuar i forcave ajrore zvicerane në tri vitet e fundit.
Tags:Zvicër