Rajon & Botë

Zvicër: Gjashtë persona të plagosur në një sulm në tren

Një sulmues me thikë ka vënë zjarr në një tren në veri-lindje të Zvicrres duke lënë 6 persona të plagosur nga thika dhe djegiet, tha policia, raporton BBC.

Sulmuesi i dyshuar përshkruhet si një zviceran i moshës 27 vjeçare, i cili u dërgua në spital pas incidentit në afëri të qytetit Salez në Kantonin St Gallen, transmeton KosovaPress.

Ai kishte ndezur një lëndë të lëngshme para se të sulmonte njerëzit me thikë. Në mesin e 6 të plagosurve është edhe një fëmijë.

Ndërkaq, tre helikopterë të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, si dhe një operacion i madh policor është duke u marrë me ngjarjen.