Serbi i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Zoran Vukotiq është dënuar me 6 vjet e gjysmë burgim.
Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka gjetur fajtor serbin Zoran Vukotiq duke e dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burgim për krime lufte kundër popullatës civile – paraburgosje të paligjshme, rrahje dhe trajtim jonjerëzor të të paraburgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë.
Vukotiq u lirua për pikën e parë të aktakuzës për një sulm ndaj shqiptarëve në Studime të Vushtrrisë.
Vukotiq u shpall i pafajshëm javën e kaluar në akuzën e Prokurorisë Speciale për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në Komunën e Vushtrrisë.