Zonja e parë e Turqisë, Emine Erdoğan, së bashku me të birin dhe me një delegacion të përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministerja e Punëve Sociale dhe Familjare, Fatma Betül, kanë arritur sot në Bangladesh për të vizituar një kamp refugjatësh të myslimanët Rohingya, që kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhinë të Myanmar.
Zonja Erdogan pritet të vizitojë kampin e refugjatëve Kutupalong në lagjen Cox’s Bazar, pranë kufirit mes Bangladeshit dhe Mijamarit.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pos vizitave të refugjatëve të myslimanëve Rohingya, gjatë ditës pritet të takohet edhe me krerë shtetëror të Bangladeshit si dhe me zyrtarë të tjerë dhe krerë të OJQ-ve, transmeton Gazeta KNN.
Shteti Turk pritet të japë ndihmë humanitare për rreth 100,000 familje myslimane Rohingya, të shpërngulur nga dhuna që shpërtheu në Rakhine të Myanmarit.
Ditë më parë, Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar përdhunimin në masë, vrasjet – duke përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël – rrahjet brutale dhe zhdukjet ndaj myslimanëve Rohingya. /Gazeta KNN