Kandidatja për deputete e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Zoja Lleshi-Berisha, ka njoftuar për tubimin e AAK-së dhe kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj, që mbajtën mbrëmë më të rinjtë e Gjakovës.
Në fotografitë që ajo ka postuar të këtij tubimi shfaqet edhe parukieri i njohur Kaci Lleshi, që është vëllai i kandidates për deputete, Zoja Lleshi-Berisha dhe Anita Haradinaj, gruaja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky është shkrimi i saj në Facebook:
Të rinjtë janë e ardhmja e kombit!
Sot në qytetin e Gjakovës, bashkë me Kryeministrin në ardhje z. Ramush Haradinaj, anëtarë e bashkëpunëtorë të subjektit tonë, takuam të rinjtë e këtij qyteti, të cilët treguan se janë gati për të nisur rrugëtimin drejtë shpresës dhe realizmit të qëllimeve.
Të rinjtë janë pasuria më e madhe e vendit tonë dhe ne na duhet edhe shumë punë e angazhim, që të sjellim koncepte e ide të reja, të aprovuara e të hartuara nga ekspertë dhe të aplikueshme për të gjithë, për një të ardhme evropiane në një shtet demokratik, që të rinjtë të kenë më shumë mundësi e alternativa për të ndërtuar një jetë më të mirë.
Koalicioni i fitores!
Me 11 Qershor, voto edhe ti
#Kohaperfillimineri ✔ 12
#RamushHaradinaj ✔ 2
#ZojaLleshiBerisha ✔ 72