Një zjarr me përmasa të mëdha po përhapet më shpejtësi në zonën e njohur si ‘Rana e Hedhur’, në Lezhë.
Mësohet se era e fortë ka ndikuar në përhapjen me shpejtësi të flakëve, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.
Në vendin ku janë përhapur flakët ndodhen forcat e Zjarrfikëses, si dhe ato të ushtrisë, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa janë angazhuar 110 forca të FA.