Greqia shpalli dje gjendjen e emergjencës në ishullin Kios, i cili është përfshirë nga një zjarr masiv. Qindra punonjës zjarrfikës u dërguan për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa ndërhyrje pati edhe nga ajri.
Zjarri ka nisur në orët e para të së hënës dhe ka shkatërruar ullishte dhe pemë mastike, të cilat janë një burim të ardhurash për 52 mijë banorët e ishullit.
Përmasat e zjarrit kanë qenë aq të mëdha saqë mund të shihen edhe nga hapësira. Satelitët e NASA-s kanë kapur fotot e një reje tymi të dendur që del nga ishulli.
Kios është një destinacion turistik. Ishulli ndodhet mes ishujve Samos dhe Lesbos në verilindje të detit Egje.