Rajon & Botë

Zjarri i madh në Kaliforni shkatërron dhjetëra ndërtesa, detyron evakuimin e qindra njerëzve (Foto)

Një zjarr i madh ka shkatërruar dhjetëra ndërtesa dhe i ka detyruar qindra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Kaliforninë qendrore.

Hiç me pak se 80 ndërtesa në qytetin malor të liqenit “Isabella”, janë shkatërruar, thonë zyrtarët, transmeton Gazeta Express.

Mendohet se rreth një mijë e 500 ndërtesa tjera janë në rrezik, por zyrtarët thonë se janë duke bërë përparim në kontrollimin e zjarrit, me 350 zjarrfikës në teren.

Ky është njëri nga një numër i zjarreve të shkaktuara nga moti i nxehtë i ditëve të fundit që po mbretëron nëpër perëndim të Shteteve të Bashkuara.

Mijëra zjarrfikës janë duke u përballur me probleme në kontrollimin e disa zjarreve të mëdha në Kaliforni, e cila është duke u përballur me vitin e pestë të thatësirës.

Rrugët janë mbyllur, furnizimi me rrymë është ndërprerë dhe është urdhëruar për evakuim në nëntë bashkësi.

Të zhvendosurit janë duke u strehuar në shkolla.

Nuk është raportuar për të lënduar.

zjarr1 zjarr2 zjarr3 zjarr4