Rajon & Botë

Zjarret po përpijnë qytetet, apokalipsi ka përfshirë Kaliforninë

Dyzet persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë ende të zhdukur në Kaliforni, gjashtë ditë pasi zjarret masive kanë shkatërruar zonat rurale dhe kanë bërë shkrumb e hi mijëra shtëpi.

Guvernatori i Kalifornisë tha kjo se ishte “një nga tragjeditë më të mëdha” që shteti kishte pasur ndonjëherë.

Më shumë se 10,000 zjarrfikës po luftojnë me 16 zjarret e mbetura, raporton “BBC”
Erërat e deri në 70 kilometra kanë kontribuar në përhapjen e zjarreve, të cilat kane “përpirë” qytete të tëra, duke detyruar shumë njerëz të evakuoheshin.shkruan syri.net. Një nga zonat më të prekura është qyteti i Santa Rosas, ku të shtunën janë evakuuar 3.000 persona.

“Shkatërrimi është i pabesueshëm,” tha Guvernatori Jerry Broën gjatë një vizitë në qytet. “Është një tmerr që askush nuk mund ta kishte imagjinuar.”

Qindra njerëz mbeten të zhdukur pasi t paktën 22 zjarre përfshinë të gjithë shtetin amerikan.
Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 3,500 ndërtesa e shtëpi dhe mbi 68,800 hektarë tokë derisa deri tani janë zhvendosur rreth 25,000 njerëz.

Shifrat e përditësuara të viktimave tregojnë se zjarret e fundit janë zjarret më vdekjeprurëse në Kaliforni që nga viti 1933, kur 29 persona vdiqën nga flakët në Griffith Park në Los Anxhelos.
Akoma nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar këto zjarre që kanë filluar të dielën mbrëma, por zyrtarët fajësojnë se telat e rrymës të shkatërruaar nga erërat e forta.