Aktuale

Zjarret në Shqipëri, ministri Demiraj apel qytetarëve

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj u ka bërë apel qytetarëve në të gjithë vendin për të ndihmuar në kontrollin e zjarreve.

“Zjarret në të gjithë Shqipërinë po shkatërrojnë shumë pyje dhe prona private. Ministria e Brendshme, Emergjencat Civile, shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Viva Copter, pushteti lokal, etj po punojnë me intensitet. I bëj thirrje dhe banorëve që të kontribuojnë gjithashtu në lajmërimin, kontributin dhe vendosjen e zjarreve nën kontroll. Duhet që të gjithë së bashku të punojmë që të shmangim dëmet njerëzore dhe material”, apelon ministri Demiraj.