Rajon & Botë

Zjarr në shtëpinë e familjes Clinton

Një zjarr ka shpërthyer në një dhomë gjumi në shtëpinë e Bill dhe Hillary Clintonit, në Shapakua të Nju Jorkut.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta fikin zjarrin, ndërsa policia lokale nuk ka pranuar të japë detaje të tjera.

Zjarri thuhet të ketë shpërthyer në katin e dytë të shtëpisë. Nuk dihet nëse ish-presidenti amerikan dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit ndodheshin brenda, raporton CNN./KosovaPress/