Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është raportuar për një zjarr, ditën e mërkurë rreth orës 10:00.
Reparti i Radiologjisë është përfshirë nga zjarri, ndërsa njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga energjia elektrike.
Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. /klankosova/.