Aktuale

Zjarr në një spital në Tiranë, pacienti i vë flakën vetes

Flakët kanë përfshirë repartin e dializës në Spitalin Amerikan paraditen e sotme, rreth orës 11: 00.

Forcat zjarrfikëse që shkuan në vendin e ngjarjes bënë të mundur vënien nën kontroll të tyre, ndërkohë që dëshmitarët raportojnë se një pacient ka tentuar të vetëdigjet.

Mësohet se i dëmtuar ka mbetur një punonjës i këtij spitali. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.