Ministria e shëndetësisë e Irakut thotë se nga shpërthimi i zjarrit në një spital në kryeqytetin Bagdad, kanë humbur jetën 11 foshnje të porsalindura.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ahmet al-Roudaini, ka thënë se zjarri kishte shpërthyer mbrëmë brenda pjesës së lindjeve në spitalin Jarmuk, në pjesën perëndimore të Bagdadit, shkruan BBC.
Roudaini gjithashtu tha se hetimet e para sugjerojnë se zjarri ishte shkaktuar nga gabimi i një sistemi elektrik.