Autoritetet greke kanë urdhëruar sot evakuimin e dhjetëra njerëzve në dy komuna në jug të Athinës, për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në mal.
Rreth 40 zjarrfikës, 20 cisterna dhe dy helikopterë po luftojnë me zjarrin, i cili ka shpërthyer në Lagonissi, pjesë bregdetare rreth 30 kilometra larg Athinës.
“Situata është e vështirë”, ka thënë prefekti rajonal Yorgos Sofronis për televizionin shtetëror grek.
Ai ka bërë të ditur se zjarri është duke u ndihmuar edhe nga erëra të fuqishme, transmeton Reuters.
Tre zjarrfikës janë lënduar lehtë nga flakët e zjarrit dhe dy kamionë janë dëmtuar.
Zjarret gjatë verës janë të shpeshta në Greqi. Qindra vetë kanë humbur jetën në vitin 2007 si pasojë e zjarreve.