Aktuale

Zjarr masiv në Prishtinë, nuk mundën ta ndalin tri orë

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmë malin në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.

Sipas banorëve, zjarri ka nisur në ora 19:00 dhe nuk është shuar deri në orën 21:00.

Përmes pamjeve të zjarrit, ku shihen ekipet e zjarrfikësve duke intervenuar.

Në këtë pjesë ka shtëpi banimi, por që për fat të mirë nuk janë shumë afër dhe nuk rrezikoheshin.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë shtuar dukshëm rastet e zjarrvënieve në mbarë territorin e Kosovës.