Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer para pak minutash në mes të Majës së zezë dhe Lëvoshës së Pejës.
Re të mëdha tymi shihen me sy të lirë edhe nga qendra e qytetit të Pejës, ndërkaq ende nuk dihen rrethanat të cilat kanë çuar deri tek ky zjarr
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili ka thënë se zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.
E kemi marrë informacionin që ka ndodhë një rast zjarri. Njësitet policore kanë tentuar të shkojnë në vendin e ngjarjes por është teren I papërshtatshëm. Zjarrfikësit janë atje dhe sipas informative të para një pjesë e malit dhe e fushës në fshatin Litë të Pejës janë përfshirë nga zjarri”, ka thënë Ibra./Express/