Një zjarr i madh raportohet sa ka përfshirë tre banesa në zonën e Barbullushit në Vaun e Dejës.
Nga informacionet e para mësohet se nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme ë shumta materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëset që po mundohen për të shuar zjarrin.
Ende nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit.
