Të paktën 16 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri të madh që e ka kapluar një depo në Moskë të Rusisë.
Autoritetet ruse është dashur të kalojnë përmes një muri për t’i shpëtuar 12 persona, gjersa zjarrfikësit po e luftojnë flaken, transmeton Express.
Ndërkohë, raportohet për pesë të lënduar.
Ministria e Emergjencave e Rusisë ka thënë në një komunikatë se “gjersa zjarri po fikej, stafi gjeti një dhomë të kapur nga zjarri.”
Por sipas saj, zjarrfikësit kanë kaluar përmes murit ku kanë gjetur 16 trupa.