Aktuale

Zihen në flagrancë duke prerë drunj në mënyrë ilegale

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke prerë drunj në mënyrë ilegale.

Në njoftim thuhet se nga të dyshuarit është konfiskuar automjeti transportues me drunj.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./KP