Aktuale

Zihen mes vete, i mituri gjuan me armë

Policia raporton se mbrëmë në rrugën “Salejdin Berisha”, në Prizren një person ka raportuar se pas një zënke me të dyshuarin, i mitur i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të këmbëve të viktimës.

Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë policore në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa i dyshuari e ka dorëzuar pistoletën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./KosovaPress/