Sport

Zidane vazhdon të lavdërojë Benzeman

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane edhe një herë tjetër e ka përsëritur se Karim Benzema është sulmues fantastik dhe nuk është i mbivlerësuar

Zinedine Zidane tha se ai kënaqet kur e sheh Benzeman të luaj, i cili edhe kur nuk shënon është shumë i mirë.

“Për mua Benzema nuk është i mbivlerësuar. Të gjithë mund të thonë atë që duan, opr unë kënaqem kur e shoh duke luajtur. Nuk pajtohem me ata që thonë se është i mbivlerësuar. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm në këtë skuadër”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

“Unë jam i lumtur me Benzeman, i cili di si të luaj. Ai nuk shënoi, por ai luajti shumë mirë dhe bëri një asistim që ju pëlqen atyre që e duan futbollin”, vazhdoi ai.

“Kurrë nuk do të ndalen argumentet ndaj tij, por ai është shumë i mirë”, u shpreh në fund francezi.

Reali mbrëmë mposhti 3:0 Eibar, ku Benzema u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë, duke asistuar te goli i tretë i shënuar nga Marcelo. /Express/