Në Polac të Skenderajt, është zhvarrosur trupi i një personit që dyshohet të jetë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Prek Gjetaj nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit.
“Nuk bëhet fjalë për varrë masiv, por vetëm për një trup – ai është zhvarrosur dhe tash presim të dalin rezultatet ta kuptojmë se i kujt është trupi, pasi nuk dihet identiteti i viktimës”, ka thënë Gjetaj.