Aktuale

Zhduket një vajzë në Suharekë

Një vajzë nga Suhareka është raportuar e zhdukur në polici nga babai i saj. Ai ka deklaruar në polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti në polici është hapur si “person i zhdukur”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Suharekë 06.07.2018-13:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se vajza e tije viktima femër K-Shqiptare, ka dal nga shtëpia dhe nuk din asgjë për vend ndodhjen e saj.

Rastet e zhdukjes së personave kanë filluar të raportohen në masë të madhe në polici. Policia ka njoftuar se personat e raportuar të zhdukur i takojnë kryesisht gjinisë femrore.