Një nënë në Gjakovë ka raportuar në Polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një vajzë nga Gjakova është zhdukur.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.