Policia e Kosovës njofton se është zhdukur një vajzë
Babai ka raportuar dje në polici në ora 12:45 se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka informuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.Njësitë policore thuhet të jenë duke kryer hetime lidhur me rastin.