Aktuale

Zhduket një person në Vushtrri

Një person është zhdukur në Vushtrri. Rastin në polici e ka lajmëruar vet vëllai i tij, derisa i njëjti nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

“Fshati Begaj, Vushtrri, 28.10.2019-11:00. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij i sëmurë mental është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Zhdukja e personave në vendin tonë është bërë një dukuri shqetësuese. Për arsye e motive të ndryshme, ata vendosin të largohen nga familja apo shtëpia ku jetojnë, derisa më pas rastet nga të afërmit e tyre lajmërohen në polici.

Policia e Kosovës, thotë se çdo rast që paraqitet evidentohet nga ana e tyre, derisa deri më tani janë iniciuar rreth 190 raste të tilla.

“Lidhur me rastet, ‘Person i zhdukur’, policia evidenton çdo raste që paraqitet në polici nga familjar apo qytetarë të tjerë të cilët lajmërojnë se familjari ose i afërmi i tyre nuk dihet se ku ndodhet. Në shumicën dërmuese të rasteve pas pak ditësh gjendet se ku është ,,personi i zhdukur”, pra janë thjeshtë largime nga shtëpia pa lajmëruar familjarët. Policia, gjatë këtij viti deri më 28.10.2019, ka iniciuar rreth 190 raste të tilla”, thuhet në përgjigjien e policisë.