Aktuale

Zhduket një person në Gjilan

Numri i personave që po zhduken në Kosovë dita-ditës po rritet.

Rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Metush Krasniqi”, në Gjilan.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosocës, përcjell FaktePlus.

Rastin në polici e ka raportuar babai i djalit të zhdukur.

Ai ka thënë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij./FaktePlus