Aktuale

Zhduket një grua, që katër ditë nuk dihet ku është

Një grua nga komuna e Shtimës është zhdukur qysh para katër ditëve dhe ende nuk dihet për fatin e saj.

Familjarët e kanë njoftuar edhe policinë për rastin në fjalë.

“Ankuesi shqiptar, ka informuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, njofton zyra për informim e policisë.

Edhe pse rasti ka ndodhur qysh më 20 nëntor dhe janë bërë katër ditë ende nuk ka ndonjë informatë relevante që zbardh rastin.

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka angazhuar mekanizmat e saj dhe rasti është duke u hetuar. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli