Një femër është zhdukur në lagjen Emshir të Prishtinës.
Siç ka raportuar nëna e saj në polici , vajza ishte larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./FaktePlus