Rajon & Botë

Zhduket një aeroplan në SHBA

Autoritetet amerikane njoftojnë se një aeroplan i vogël me tre persona në bord është raportuar si i zhdukur në lindjen malore të Tennessee.

Zëdhënësja e Administratës Federale të Aviacionit, Kathleen Bergen, njofton se autoritetet amerikane janë duke e kërkuar aeroplanin “Cessna 182”, ndërsa kërkimet janë fokusuar në një zonë rreth 15 milje në juglindje të aeroportit “Gatlinburg-Pigeon Forge”, transmeton Express.

Ajo ka thënë se tre persona ndodheshin në aeroplanin e raportuar si të zhdukur sot në mbrëmje.

Ajo tregoi se nuk ka informata të menjëhershme rreth vendndodhjes së mundshme të aeroplanit apo se çfarë ka ndodhur.