Aktuale

Zhduket gjilanasja

Thuajse për çdo ditë, Policia e Kosovës njofton për persona të zhdukur.

E dy ditë më parë është zhdukur një vajzë nga Gjilani. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Largimin e vajzës nga shtëpia e ka lajmëruar në Polici i ati i saj.

Ai kishte thënë se vajza e tij është larguar nga shtëpia por që nuk e di se për ku kishte shkuar.

“Në raportin 24 orësh të Policisë shkruhet se një person ka lajmëruar në polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di ku është. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit.“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij femër K/Shqiptare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit”, shkruhet në njoftim të policisë”, thuhet në raportin e policisë.