Aktuale

Zhduket edhe një vajzë nga Hajvalia

Javët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar disa raste të personave të zhdukur. E i fundit është raportimi për zhdukjen e një vajze nga fshati Hajvali i komunës së Prishtinës.

Është vetë prindi i vajzës që ka lajmëruar policinë se nuk ka njohuri për vajzën e tij, e cila ditë më parë ka dalë nga shtëpia.

“Dje në mesditë, një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, njofton policia.

Kujtojmë se javët e fundit janë disa raste që janë raportuar disa raste të personave të zhdukur.

Disa prej të zhdukurve madje pas disa ditë kërkimesh janë gjetur edhe të vdekur. Rasti i fundit kur është gjetur i vdekur është në komunën e Vushtrrisë, ndërsa kërkimet për gruan nga Prishtina ende po vazhdojnë./FaktePlus