Policia e Kosovës në raportin e sotëm ka bërë të ditur se janë zhdukur dy vajza, njëra në Gjilan e tjetra në Studenicë të Istogut.
Në Gjilan është babai që e ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij ditën e djeshme, për të cilën ka thënë se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Ndërsa edhe në Studenicë të Istogut babai e ka informuar policinë se vajza është larguar nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më. Policia po e heton rastin, përcjell FaktePlus.